Sekretet e hoteleve për klientët: Gjëra të thjeshta që disa njerëz nuk i dinë dhe hotelierët më së shumti nuk ua thonë

Hotelet janë pjesë e aventurës së udhëtimeve tona. Sidoqoftë, për të siguruar që të merrnin maksimumin e tyre, do të ishte e dobishme të njihnim shumë truke rreth tyre.

Dikush mund të marrë të njëjtën dhomë si ju për gjysmë çmimi

Nëse planifikoni të merrni një dhomë për pushime, fundjavë apo arsye të tjera, kini parasysh se duhet të kërkoni mirë e të mos e blini apo rezervoni tek më i pari që ju del.

Ka disa faqe që ofrojnë hotel, si expedia, hotels, booking, etj. Por çmimet janë të ndryshme. Ju leverdis të jeni të regjistruar te këto, pasi merrni zbritje të vazhdueshme.

E nëse doni fundjava apo pushime të papara, prenotoni në faqe si secret escapes, voayage, etj. Nuk do të merrni vetë dhomën, por dhe disa shërbime falas ose bonus.

Të shkosh drejt e në hotel

Nëse rezervoni direkt në hotel, më së shumti nuk do të merrni dhomë më të lirë sesa tek agjencitë apo faqet shitëse. Megjithatë sidomos kur jeni drejt e në hotel, shpesh ndodh që të japin dhoma me çmim më të lirë sepse u kanë ngelur aty.

Edhe një sekret tjetër. Përgjithësisht hotelet japin fillimisht dhomat standarde dhe inferiore dhe ruajnë më të mirat për në fund. Nëse ju thonë se të gjitha dhomat janë njësoj, thjesht ju gënjejnë.

Jacob Tomsky, i cili ka punuar në biznesin e hotelerisë për shumë vite dhe ka shkruar një libër mbi sekretet e hoteleve, thotë: “Dhomat janë të ndryshme: pamja është më e bukur, banjo është më e mirë ose televizori është më i mirë dhe dhomat në qoshe janë më të mëdha e më të bollshme. Mos hezitoni t’i jepni 20 dollarë recepsionistit. Do të keni një dhomë më të mirë dhe shumë shpërblime të ndryshme: check out të vonë, filma falas ose minibar falas”.

Kur shkoni drejt e në hotel kini parasysh se orari ndikon në çmim. Po të shkoni deri në orën 15 nuk do të ketë ulje, por pasdite e kë mbrëmje ulen ndjeshëm çmimet. Për më tepër ju mund të negocioni kur rezervoni një dhomë. Me siguri që do të merrni ulje.

Hotelet ofrojnë shërbime falas

Kur regjistroheni, pyesni për shërbimet falas që mund të merrni. Hotelet shpesh u sigurojnë mysafirëve ujë me shishe, hekurosës dhe tharëse flokësh, karikues telefoni dhe lojëra në TV.

Ju asnjëherë nuk e dini se çfarë shërbimesh mund të merrni falas, ndaj pyesni, pa asnjë droje.

Shpesh merrni SPA falas e madje dhe masazhe. Pije në mbërritje, shportë me dhurata e deri ëmbëlsira apo fruta në dhomë.

Dhuratë e veçantë nëse rasti ditëlindja juaj.

Shpesh ofrojnë furgonë që ju çojnë në zona të ndryshme, qoftë plazh, turistike, fetare, muzeore, etj.

Mjafton ti kërkoni tju zgjojnë në orarin që doni dhe do tjua ofrojnë.

Shpesh pa pagesë, ju sjellin dhe mëngjesin në dhomë.

Kujdes duhet bërë me ca hotele, që ju çojnë te të tjerë. Ndodh shpesh në Turqi, sidomos Antalia, por edhe në Tiranë. Hotelet shpesh bëjnë prenotime të tepërta: ato u lejojnë njerëzve të rezervojnë më shumë dhoma sesa janë në dispozicion si garanci se të gjitha dhomat do të zihen dhe asnjë nuk do mbetet bosh (nëse dikush anulon një rezervim).

Nëse ju kërkohet të lëvizni në një hotel tjetër dhe e pranoni, keni të drejtë të kërkoni dhomë Superiore ose shërbime shtesë, falas.

Dhoma nuk është gjithmonë plotësisht e pastër

Ju nuk jeni vizitori i parë që qëndroni aty, prandaj kujdes për gjërat që janë përdorur para jush. Mbani ujë në dhomë dhe pini nga gota njëpërdorimshe.

Personeli është i lidhur me bizneset

Kur shkojmë në hotel, më së shumti jemi në territore të pashkelura. Marrim hotelin, lëmë plaçkat në dhomë dhe shkojmë te recepsionisti për ta pyetur ku të hamë drekë a darkë, apo ndonjë dyqan a shërbim.

Mos i kërkoni të sugjerojnë një vend për të ngrënë. Ata do t’ju tregojnë vendin që i paguan për t’i rekomanduar, edhe nëse është i shtrenjtë dhe ushqimi atje është pa shije. Pyesni dikë tjetër ose lexoni vlerësimet në internet për vendet ku do shkoni.

Ankesa është fitimprurëse

Pjesa më e madhe e hoteleve me 4 yje dhe thuajse të gjithë ata me 5 yje, vihen në lëvizje dhe shqetësohen kur keni ankesa. Nëse denonconi se çarçafët janë pus, apo pluhur një gisht mbi komedinë, e sidomos se fqinji në dhomën tjetër është zhurmëmadh, mund të dilni të fituar.

Hotelet nuk duan të ulin reputacionin e tyre për shkak të vlerësimeve negative (reviews), kështu që ata mund t’ju ofrojnë shërbime falas ose zbritje e deri ndonjë natë më shumë. Flisni me edukatë, pyesni saktësisht se kush do ta zgjidhë problemin dhe thërrisni administratorin me emër.

Mini kasafortat nuk janë të sigurta

Një mini kasafortë në dhomë nuk sigurohet në rast vjedhjeje. Nëse keni ndonjë send me vlerë, kërkoni nga recepsionisti që t’i vendosë në kasafortën e hotelit dhe t’ju japë një letër vërtetuese. Kjo kasafortë zakonisht sigurohet dhe numri i punonjësve që hyjnë në të është shumë më i vogël se tek dhoma juaj. Mund ta lexoni dhe vetë nëpër hotelet, pranë kasafortës gjeni të shkruar se asgjë nuk është e siguruar në kutinë që keni para syve.