“Sfida e vaksinimit është po aq e vjetër, sa vetë vaksinimi”, sipas historianit të shëndetit Patrick Zylberman.

Ja një rishikim historik

1796: Ideja e kundërshtuar e Jenner.

Lia ka qenë një sëmundje virale e tmerrshme për shekuj me radhë, para se të çrrënjosej në vitin 1980 përmes vaksinimit.

Në 1796, një mjek anglez, Edward Jenner, erdhi me idenë e vaksinimit me një forme të lehtë të lisë te fëmijët, për të stimuluar përgjigjen imune.

Procesi funksionon, por, që nga fillimi, ai ngjall skepticizëm dhe frikë, shkruan ATSH.

1853: Vaksina e parë e detyrueshme.

Në Britaninë e Madhe, vaksina e lisë u bë e detyrueshme për fëmijët në 1853. Ky detyrim i parë i vaksinimit ngjalli kundërshtime të forta.

Një “klauzolë ndërgjegjeje” u fut në ligjin britanik në 1898 për të lejuar njerëzit e pabindur që të shmangin vaksinimin e detyrueshëm.

1885: Pasteur-i dhe tërbimi.

Në fund të shekullit XIX, Louis Pasteur krijoi një vaksinë kundër tërbimit nga një lloj i dobësuar i virusit, por, sërish, procesi ngjalli mosbesim: Pasteur u akuzua se dëshironte të përfitonte duke prodhuar “zemërim laboratorik”.

Vitet 1920: BCG, difteria, tetanozi dhe kripërat e aluminit.

Vitet 1920 panë një përhapje të vaksinave kundër tuberkulozit (BCG, 1921), difterisë (1923), tetanozit (1926) dhe kollës së mirë (1926).

Gjithashtu, në vitet 1920, kripërat e aluminit filluan të përdoren si një ndihmës për të rritur efektivitetin e vaksinave.

1998: studim i rremë, mosbesim i vërtetë.

Në 1998, një studim i botuar në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet” sugjeroi një lidhje midis vaksinimit MMR (fruthit, shytave, rubeolës) dhe autizmit.

Studimi rezultoi të ishte një “truk” nga autori Andrew wakefield, por as mohimi zyrtar i revistës, as veprat e shumta të mëvonshme, që tregojnë mungesën e një lidhjeje, nuk e zbutën frikën.

Ky “skepticizëm vaksinor” rezulton në “ringjalljen e disa patologjive ngjitëse” siç është fruthi.

Fruthi vrau 207 500 njerëz në 2019 në të gjithë botën, 50 për qind më shumë se në vitin 2016.

2009: dështimi i vaksinimit H1N1

Në vitin 2009, një pandemi e gripit H1N1, e shkaktuar nga një virus i së njëjtës familje me atë të të ashtuquajturit grip “spanjoll” të vitit 1918, dha alarmin në OBSH.

U organizuan fushata vaksinimi, por epidemia ishte më pak serioze nga sa pritej.

Miliona doza u hodhën dhe kritikat për keqmenaxhim përforcojnë mosbesimin ndaj kësaj fushate, veçanërisht pasi një nga vaksinat, Pandemrix, rezulton se rrit rrezikun e narkolepsisë.

2020: poliomieliti dhe teoria e komplotit

I zhdukur zyrtarisht nga Afrika që nga gushti 2020 falë vaksinës, poliomieliti po reziston në Azi, Pakistan dhe Afganistan, ku kjo sëmundje, që rezulton në paralizë te fëmijët e vegjël, mbetet endemike.

Dështimi i fushatave të vaksinimit mund të shpjegohet me mosbesimin e popullsisë rurale dhe besimin në teoritë e komplotit.

Në Afganistan, talebanët ndalojnë dhe denoncojnë fushatat e vaksinimit si një komplot perëndimor për të sterilizuar fëmijët myslimanë.