Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka realizuar 3, 480 teste, prej të cilëve 269 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 8 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5, 560 viktima.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 162, 457 raste me koronavirus.