Sipas një deklarate të ministrisë të mbrojtjes së Uzbekistanit, një avion ushtarak afgan është rrëzuar, pasi shkeli hapësirën ajrore të vendit. Sipas raportit të Gazeta.uz, avioni u rrëzua të dielën në provincën jugore të Uzbekistanit, në Surxondaryo, e cila është në kufi me Afganistanin.

Avioni i rrëzuar i përket forcave ajsore dhe po udhëtonin jashtë vendit për të mos rënë në duart e talebanëve.

Sipas burimeve, dy ushtarakë afganë janë plagosur dhe ndodhen të shtruar në një spital në kryeqytetin e provincës, Termez. Të dielën, Uzbekistani tha se kishte arrestuar 84 ushtarë afganë të cilët kishin kaluar kufirin.