Ndryshe nga sezonet verore të viteve të kaluara, këtë vit qyteti i Strugës dhe rrethina nuk kishte probleme të theksuara me mungesën e ujit të pijshëm.

Kjo gjë u vërejt më së miri nga mërgimtarët, të cilët u shprehën të kënaqur me punën e bërë nga ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime”-Strugë dhe drejtorit, Dashmir Nasufi, si kontribuesi kryesor i përmirësimit të gjendjes për furnizim me ujë të pijshëm.

Ajo që më së shumti ra në sy këtë vit, ishte se, në fshatërat e Strugës ku problemi me mungesën e ujit ishte më i theksuar gjatë stinës së verës, këtë sezon ky problem pothuajse nuk ekzisonte.

Përgatitjet në prag të sezonit veror dhe iniciativat e ndëmarra nga drejtori Dashmir Nasufi, për punimet e shumta në terren, duket se dhanë rezultat.

Drejtori i ndërmarrjes, Dashmir Nasufi, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko, përgatisin projekte edhe më të mëdha, që vitin e ardhshëm të ketë edhe më shumë përmirësime.