Shumica e 75 shtetasve maqedonas janë evakuuar nga Afganistani, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Rreth 50 qytetarë të Maqedonisë së veriut janë transferuar nga Kabuli në Doha dhe Abu Dabi, nga ku me fluturime civile duhet të kthehen në vend, transmeton Alsat. Në Kabul po qëndrojnë 14 shtetas maqedonas, 11 prej të cilëve do të transferohen në aeroport për tu evakuuar gjatë ditës, ndërkaq tre kanë vendosur të qëndrojnë në Afganistan.