Talebanët presin që Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen afatit të caktuar për tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani deri në datën 11 shtator, tha sot përfaqësuesi i tyre.

Duke folur për “Sky News”, zëdhënësi i talebanëve Suhail Shaheen tha se Presidenti amerikan Joe Biden duhet të respektojë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga administrata Trump vitin e kaluar dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator, përvjetori i 20 -të i sulmeve terroriste.

Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata” tha Shaheen, referuar amerikanëve.

Ai gjithashtu i dërgoi një mesazh kryeministrit britanik Boris Johnson dhe bashkësisë ndërkombëtare që të “respektojnë dëshirat e popullit afgan”. “Kjo është përgjegjësia e tyre sepse ata kanë qenë prapa shkatërrimit të Afganistanit për 20 vitet e fundit” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s Jens Stoltenberg fajësoi sot udhëheqësit politikë dhe ushtarakë afganë për situatën pas largimit të trupave amerikanë