Rreziku i paralizës Bell (Bell’s Palsy), një lloj paralize e fytyrës, është më i lartë pas vaksinës kineze CoronaVac të Sinovac Biotech Ltd (SVA.O) (kundër COVID-19), e cila është aplikuar në masë te shqiptarët, por nuk duhet të jetë një pengesë për vaksinimin, sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet Infectious Diseases”.

“Efektet e dobishme dhe mbrojtëse të vaksinës së çaktivizuar ndaj COVID-19 tejkalojnë shumë rrezikun e kësaj ngjarje negative përgjithësisht vetë-kufizuese”, – përmend studimi.

Studimi përfshiu 28 raste të konfirmuara klinikisht të paralizës Bell nga gati 452.000 individëve që morën dozën e parë të vaksinës CoronaVac të Sinovac, dhe 16 raste pasi vaksina e Pfizer/BioNtech u injektua nga më shumë se 537.000 individë.

“Gjetjet tona sugjerojnë një rritje të përgjithshme të rrezikut të paralizës së Bell pas vaksinimit me CoronaVac”, – nënvizon studimi.

What you should know about Bell's palsy – Mayfair Wellness Clinic

Studimi i kryer në Hong Kong vlerësoi rrezikun e ngjarjes negative brenda 42 ditëve nga vaksinimi. Mekanizmi i paralizës së Bell te pacientët pas vaksinimit është i paqartë, pranoi studimi, duke bërë thirrje për gjurmime të mëtejshme shkencore.

“Paraliza Bell pas vaksinimit është e rrallë, shumica e simptomave ishin të lehta dhe u rikuperuan vetë”, – tha përfaqësuesi i Sinovac, Liu Peicheng, në një përgjigje me shkrim për “Reuters”.

Liu shtoi se Sinovac nuk e ka zbuluar rrezikun e paralizës së Bellit në analizën e të dhënave nga autoritetet kineze të kontrollit të sëmundjeve, Qendra e Monitorimit Uppsala e Organizatës Botërore të Shëndetit, as në bazën e të dhënave të njësisë së tij për ngjarje të dëmshme pas imunizimit.

“Sipas të dhënave aktuale, përfitimet dhe mbrojtja e CoronaVac i tejkalojnë shumë rreziqet e mundshme, – potencoi Liu. – Publiku duhet të vaksinohet plotësisht në kohë me CoronaVac për të parandaluar infeksionin COVID-19 dhe për të bllokuar transmetimin e virusit”.