Festa e birrës në Korçë, tashmë tradicionale shënon këtë sezon vere edicionin e 15-të të saj. Në këtë udhëtim jo aq të gjatë por as të shkurtër, ka krijuar një lloj ‘historiku’ që e sjell me dëshminë në foto të birrçikletës së parë krijuar 9 vite të kaluara me një postim Ardit Konomi.’Si në këtë ditë, si në këtë orë, 9 vite më parë kur pas netësh pa gjumë, pas dështimesh e fitoresh, së bashku me Bombën, në një qoshe të SMT, më në fund e realizuam këtë kryeveprën këtu dhe e nxorrëm në qarkullim dy orë para fillimit të Festës së Birrës’ ka shkruar Konomi.Ndërkaq, nga ana e ‘Birra Korça’ duke u nisur nga ky postim, njoftohet se edhe për këtë sezon do të vihen në funksionim birrçikletat e festës.

May be an image of outdoors