Situata në hyrje të aeroportit të Kabulit është kaotike. Kjo zonë kontrollohet nga talebanët dhe qytetarët që duan të largohen sa më parë nga vendi e kanë të vështirë të futen. Grupi i xhirimit të CNN me në krye gazetaren Clarissa Ward janë përballur me luftëtarët militantë.

Ekipi ishte pranë aeroportit, i rrethuar nga afganë të dëshpëruar dhe familjet e tyre që shpresonin të shpëtonin me një fluturim evakuimi, dhe luftëtarët talebanë qëlluan me armë për të kontrolluar turmën.

“Ne kishim luftëtarë talebanë përreth që na afroheshin, një burrë më bërtiste të më mbulonte fytyrën ose nuk do të fliste me mua,” tha Ward për CNN pas incidentit.

Ekipi gjithashtu vuri re një burrë “që mbante kamxhik të madh të improvizuar- ishte një bravë biçikletash që në thelb ishte ndarë në dysh,” tha ajo. “Ai e përdoe atë për të penguar qytetarët që të largohen,” shton ajo.

Në një moment, një luftëtar taleban ngriti armën e tij AK-47 dhe shtyu nëpër turmën, dukej sikur ishte gati të fillonte të gjuante.

Por “momenti më i frikshëm” erdhi kur dy luftëtarë talebanë vunë re një producent të CNN që filmonte video me telefonin e tij dhe u sulën drejt ekipit, pistoleta të ngritura dhe gati për të goditur.

“Ata ishin gati për ta qëlluar me pistoletë,” tha Ward. Vetëm kur një tjetër luftëtar taleban ndërhyri, duke u thënë të tjerëve se ekipi i Ward ishin gazetarë me leje për të raportuar, ata u lejuan të kalonin.

Turma të dëshpëruara në aeroport:  Para konfrontimit, Ëard dhe ekipi i CNN kishin folur me afganët e dëshpëruar dhe të zemëruar që prisnin jashtë aeroportit në Kabul, disa prej të cilëve thanë se ndiheshin të braktisur dhe të gënjyer nga udhëheqësit amerikanë.

“Unë kam mbuluar të gjitha llojet e situatave të çmendura. Ky ishte një kaos. Kjo ishte çmenduri. Kjo ishte e pamundur për një civil të zakonshëm, edhe nëse ata kishin dokumentet e tyre … Nuk ka një sistem koherent për përpunimin e njerëzve,” tha Ward.

Talebanët janë vendosur jashtë aeroportit, duke qëlluar herë pas here në ajër dhe në turmë për kontrollin e turmës.

“Është kaq zemërthyere. Të gjithë (po) vinin tek ne me letrat dhe pasaportat e tyre, duke thënë,” Ju lutem, kam punuar në Camp Phoenix. Isha në këtë kamp. Unë isha përkthyes. Më ndihmo të hyj, më ndihmo të shkoj në Amerikë, ”  tha Ward.