Elon Musk zbuloi planin për zhvillimin e një roboti humanoid që do të prezantohet vitin e ardhshëm. Miliarderi zbuloi se roboti, i cili quhet Tesla Bot, do të bazohet në të njëjtën teknologji nga flota e automjeteve autonome të Tesla.

Roboti do të ketë lartësinë e një njeriu mesatar. Në vend të fytyrës, do të ketë një ekran. Do të peshojë rreth 125 kg dhe do të jetë në gjendje të lëvizë me 5 kilometra në orë. Roboti do të përdorë të njëjtin çip kompjuterik dhe do të ketë tetë kamera, të ngjashme me automjetet e Tesla-s.

Tesla planifikon të ketë një prototip të një roboti humanoid vitin e ardhshëm.

Roboti mund të zëvendësojë punën fizike sipas kompanisë, sepse do të përdorej për të kryer punët e shtëpisë.