Ermal Meta vjen në Tiranë. Këngëtyari zbuloi pak javë më parë se do të rikthehej me një koncert në Tiranë. Këngëtari me origjinë shqiptare që jeton prej vitesh në Itali njoftoi se koncerti do të mbahet me 17 Shtator në stadiumin “Air Albania”.

Nëpërmjet postimit në Instagram, Meta thekson se koncerti do të jetë falas ndërsa premton se bashkë me fansat e tij, do të ndërtojnë një tjetër kujtim të paharrueshëm për të gjithë.