Bashkia Korçë, nëpërmjet një postimi në facebook njofton se “KOSOVSKA” do të jetë kënga shqipe që ka zgjedhur këngëtari Goran Bregoviç, për të çelur koncertin, në natën finale të festës së birrës.

“KOSOVSKA ështe kenga shqipe qe ka zgjedhur Goran Bregovic per te celur neser koncertin ne Korce.

Ai me muziken e tij te mrekullueshme dhe publiku i festes me mikpritjen entuziaste do te japin neser nga Korca mesazhin se arti dhe kultura jane ura miqesie qe lidhin popujt.

Sot dhe neser per te perballuar kerkesat e shumta do te kete shitje fizike te biletave te koncertit edhe ne hyrje te Pazarit te Vjeter dhe tek biletarite e dedikuara prane City Center nga ora 18.00 e ne vazhdim.” – thuhet në njoftimin e bashkisë.