Prej disa ditësh po zhvillohet Festa e Birrës në qytetin e Korçës. Festa e këtij viti ka sjellë polemika, nisur edhe nga ftesa që iu bë këngëtarit serb Goran Bregoviç për të qenë i ftuari i natës së fundit që është sonte. Zëvendëskryeministri Erion Braçe përmes një statusi në “Instagram” se në fakt flaka e kësaj feste do të shihet pas 10 ditësh, duke e lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Numri i të infektuarve me kovid po rritet çdo ditë, ndërsa Braçe e quan papërgjegjshmëri këtë sjellje në pandemi. Ai më tej shkruan se për të jetuar tanimë në klub, festa, koncerte dhe kudo tjetër, qytetarët duhet të vaksinohen.

“POOO E NDEZET KORCEN! FLAKEN E SHIHNI PER 10 DITE DHE
NUK DO SHUHET DOT ME BIRRE! Vera eshte liri! Por jo papergjegjshmeri!
Jo ne kohe #COVIDI vecanerisht. DO TA JETOSH NE KLUB, NE FESTA, KONCERTE,
NE STADIUM, NE PUNE, NE SHKOLLE, KUDO, VAAAAAKSIIIIIINOOOOOHUUUU!

Por pa vaksinuar grumbullime te tilla e ndezin,
i vene flaken dhe nuk e shuajne dot! Jane papergjegjshmeri edhe pse eshte vere,
edhe pse eshte koha per te pushuar e gezuar. Ekuilibri ne liri mes infektimit, nevojes, punes, argetimit qe na solli shkelqyeshem deri ne nisje te veres, duket se ka levizur per keq, ndaj edhe numri i te infektuarve po rritet; NUMRAT E TE VAKSINUARVE ME DY DOZA NUK JANE AQ SA LIRIA QE PO PERDORET QESIM E
PA MASA MBROJTESE NGA GJITHKUSH. Ne nje gjendje te tille,
rikthimi tek masat kufizuese ose vaksinimi plus nje maske na mbrojne jeten, tonen te familjes;TANI ESHTE KOHA PER KETE DETYRIM!

Te gjithe ata qe jane ne nevoje e ne marredhenie me shtetin, duhen vaksinuar;
Shembujt per e me ata qe jane ne pamundesi ekonomike per te perballuar shpenzimet e semundjes jane te forte dhe vaksinimi i detyrueshem per ta ka qene zgjidhje;

Te gjithe ata qe jane ne marredhenie me shtetin e ne sherbim te qytetareve duhen vaksinuar;
Shembujt nga sektori i sherbimit shendetesor,
sherbimit arsimor, sherbimit publik ne teresi qofte edhe nga Italia fqinje jane te forte dhe referojne vaksinimin e detyrueshem;

Te gjithe ata qe duan argetimin ne grup e pa limit ne ambjente qe lehtesisht kthehen ne qendra infektimi masiv, duhen vaksinuar;
Shembulli i koncerteve masive ne Kosove por edhe ketu, dy ndeshjet me tifoze masivisht e thuajse ne 100% te kapacitetit ne Shkoder, duhet te mjaftojne per ta bere vaksinimin te detyrueshem.

Aaaa dhe nje gje;
DETYRIMI NIS NGA ME TE PUSHTETSHMIT, INSTITUCIONET QE MATERIALIZOJNE PUSHTET DHE VIJOJNE ME KOMUNITETET;

Ne shtator nis Kuvendi por askush nuk di deri tani se
sa prej deputeteve jane vaksinuar plotesisht me
dy doza vaksinash;
DETYRIMI DUHET TE NISE ATY!”, ka shkruar Braçe.