Në vijim të masave të marra në kuadër të Festës së Birrës, nisur nga fakti se fluksi i automjeteve në aksin rrugor Qafë Thanë-Korçë, është shumë i lartë, Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Permes nje njoftimi per mediat, policia ben thirrje qe të respektojnë sinjalistikat vertikale dhe horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore.

RREGULLAT 

​​1) Nuk do lejohet tregetimi i birrave me shishe!

2) Birrat, pijet freskuese me kanace dhe bidonat e ujit do te sherbehen vetem ne gota plastike!

3) Deri ne oren 16:00 i gjithe stafi  i deklaruar duhet te paraqitet tek terminali per tu pajisur me byrzylyket nepermjet te cileve do te behet e mundur hyrja ne territorin e festes.

4) Furnizimi i stendave per diten e diel do te lejohet deri ne oren 16:00! Pas ketij orari nuk do te lejohet asnje mjet furnizimi ne zonen e festes! 

5) Prej ores 16:00 deri ne oren 18:30 nuk do te lejohet asnje individ, punonjes, staf etj, te qendrojne brenda territorit te festes!

6) Prej ores 18:30 do te lejohet hyrja e stafit te pajisur me byrzylyk ne territorin e festes.

7) Nuk do te lejohet parkimi dhe hyrja e automjeteve te stafit, furnizimit, makinave personale etj, pas ores 16:00 ne perimetrin e terminalit qe perfshin: City Center, rreth-rrotullimi i rruges se Voskopojes, kryqezimi i Dritave te Verdha dhe hyrja e qytetit ne fshatin Ciflig.