Derbi i Francës Jugore la pas pamje të shëmtuara. Në minutën e 74-t të lojës, ultrasit e Nice pushtuan fushën me synimin për të sulmuar futbollistët e Olympique Marseille.

Trupa e sigurisë nuk mundi ta përmbante këtë grup tifozësh, që debatuan me fyrje dhe pastaj goditje të dyanshme me Dimitri Payet (me shishe plastike uji). Skena të shëmtuara dhe plot tension.

Lojtarët përfunduan duke u larguar nga fusha, sepse u rrezikua një “Vaterlo” e vërtetë. Nice-Marseille u prezantua si një nga sfidat më vendimtare në vitet e fundit.

Pavarësisht se jemi ende në ndeshjen e tretë të Ligue 1, Nice dhe Marseille janë nominuar si dy nga favoritët për ta mbyllur të dytët në kompeticion dhe për të provuar të shqetësojnë PSG sa më shumë që të jetë e mundur.

Skuadra e Galtier, në pronësi të Ineos, sapo kishte mposhtur kampionin, Lille, 0-4, ndërsa Marseille e Sampaolit barazoi 2-2 kundër Bordo, pasi humbi epërsinë me dy gola në pjesën e parë.

Loja filloi të nxehet dhe ndeshja u ndërpre për shkak të ultrasve  të Nice, të cilët kërcyen pengesat për të goditur disa lojtarë të Marsejës dhe krijuan pamje të turpshme për një fushë futbolli.