Aktori serb Dragan Bjelogrlić u arrestua nën dyshimin se ka rrahur regjisorin Predrag Gaga Antonijević. Një fakt që ka ndodhur realisht, sepse tani së fundi është konfimuar përmes videos së sulmit fizik, e shfaqur në rrjetet sociale.

“Ai më sulmoi egërsisht. Është sulmi i një njeriu të droguar dhe të dehur. Ai më torturoi, sepse mendoi se “Daru Jasenovac” nuk duhet të filmohet, ngaqë zbulova aferat e tij të korrupsionit, – tha Antonijevic. – Bjelogrlić m’u afrua nga mbrapa. As nuk e pashë derisa filloi të më godiste.

Predrag Gaga Antonijević

E pashë që ishte ulur në kafe me Katarina Radivojevic. Ai ishte i dehur, u zura ngushtë. Për disa sekonda isha objektivi i grushteve të tij. Ka pamje të kamerave se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, – shtoi regjisori I njohur serb për “Novosti”.

Po cili është agresori në këtë rast? Bjelogrlić bëri debutimin e tij në aktrim kur ishte 15 vjeç. Ai e ndoqi këtë rrugë në vitet e ardhshme me role të tjera në serialë televizivë, filma të shkurtër dhe artistikë. Nga mesi i viteve 1980 spikati si aktor i ri në Ish-Jugosllavi.

Dragan Bjelogrlić

Më 1987, ai u bë një nga anëtarët kryesorë të kastit në serialin televiziv dramatik jashtëzakonisht të popullarizuar “Bolji život”, duke luajtur rolin e Boba Popadić. Vëllai i tij Goran Bjelogrlić është producent filmi. Filmi i tij i vitit 2010, “Montevideo, Zoti të Bekoftë”, u zgjodh si filmi serb më i mirë në gjuhë të huaj.

Në linkun më poshtë mund të shihni videon se si ndodhi skena e dhunshme mes dy VIP-ave të artit dhe filmit në Serbi:

https://www.novosti.rs/hronika/hapsenja-i-istraga/1029524/ekskluzivan-snimak-ovako-bjelogrlic-udara-gagu-antonijevca-video?fbclid=IwAR24IVZvXTSKuRZU1PErzv_vN4SSkdbvlBxkRrLyjy_1msLLFxw2XmRkb9E#brid_cp_Brid_