Edhe pak ditë kanë mbetur për të bërë publike kandidatët për krytarë komunash në gjithë shtetin. Disa nga partitë politike kanë bërë publike, ndërsa disa ende po kalkulojnë me emra që mendojnë se mund të fitojnë zgjedhjet e 17 tetorit.

Tetova vazhdon të mbetet një nga qytetet më të fuqishme të partive politike dhe siç përflitet kush fiton Tetovën fiton edhe zgjedhjet parlamentare.

Një befasi e madhe pritet të ndodh në ASH-në e Ziadin Selës, ku Sela dëshiron të kandidojë me vëllaun e Arbër Xhaferit mjekun e njohur tetovar Fatmir Xhaferin.

Për TetovaSot anëtari i cili dëshironte të ngelej anonim theksoi se lideri Ziadin Sela po mendon që Fatmir Xhaferi të jetë kandidati më serioz për Tetovën duke menduar që të vazhdojë rrugën e Arbër Xhaferit pasi edhe ai e donte Tetovën.

Siç theksoi ai për TS, tani emri i Fatmir Xhaferit vjen dirket nga Sela dhe pritet që të kalojë në degën e Tetovës pasi si kundërkandidate është edhe Vjollca Berisha..

Ndryshe për Tetovën garon edhe Sadi Bexheti nga PDSH-ja, Teuta Arifi nga BDI-ja dhe BESA ende nuk ka nxjerr kandidat, por përflitet që Bilall Kasami do të tërhiqet nga gara pasi nuk mori mbështetje nga LSDM-ja.