Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kombëtare në Korçë, prej disa kohësh po evidenton banesa me elementë të trashëgimisë ndërtimore në qëndrën historike dhe zonën e mbrojtur të qytetit.

Siç njofton kjo drejtori, pas dokumentimit të plotë, do të organizohet një ekspozitë me fotografi, rilevime, detaje etj, të pothuajse gjithë objekteve me vlera të ruajtura të trashëgimisë ndërtimore!

DRTKK prej disa muajsh po dokumenton objektet me vlera të trashëgimisë ndërtimore në qytet që fatmirësisht nuk janë të pakta në Korçë.

May be an image of outdoors and brick wall