Ka humbur jetën modelja 20-vjeçare e cila u qëllua me breshëri plumbash në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se modelja Raila Sales Ferreira, humbi jetën pas 5 ditësh luftë me plagët e marra.

Mësohet se 20-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në momentin që sapo kishte dalë nga një festë dhe hipur në një taksi. Ajo ishte me shenja jete dhe u dërgua në spital por pas 5 ditësh humbi jetën.