Një pastor nga Zambia ka vdekur pas një përpjekjeje për të rikrijuar ringjalljen e Jezusit. James Sakara, 22 vjeç, u gjet i vdekur në qytetin Chadiza. Sakara besonte se do të ringjallej duke imituar Jezu Krishtin dhe kërkoi që të varroset për tre ditë, shkruan Daily Mail.

Mediat lokale raportojnë se i riu kishte bindur tre anëtarë të kishës që ta varrosnin të gjallë. Pas tre ditësh, ata zbuluan trupin e pajetë dhe u përpoqën të kthenin në jetë nëpërmjet ritualeve shpirtërore. Njëri prej tyre është dorëzuar në polici ndërsa dy të tjerët ndodhen në arrati.