Në Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë 780 shtetas të Afganistanit.

Sipas informacioneve për mediat maqedonase bëhet me dije se këta shtetas do të strehohen në Shkup dhe në Ohër.

Pas ardhjes së tyre, do t’u ofrohet mbështetje nga Kryqi i Kuq, do të sigurohet mbrojtje shëndetësore dhe mbështetje psikosociale.

Pas marrjes së kontrollit nga talibanët, shumë afganë janë larguar nga vendlindja për shkak të frikës së sigurisë. Në Maqedoninë e Veriut do të evakuohen punonjës me familjet e tyre në misione humanitare, demokratike dhe paqësore, aktivistë nga organizata për të drejtët e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë, bursistë si dhe qytetarë që 20 vitet e kaluar kanë qenë mbështetës të forcave aleate të NATO-s në Afganistan.