Afganët që do të vijnë në Shqipëri nuk janë njerëz të thjeshtë. Kryeministri Edi Rama u shpreh për “CNN” se ka parë listën e grupit të parë me 2 mijë afganë që do të vijnë në Shqipëri, të cilët theksoi se janë artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix.

Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, profilet e tyre mund të shihja artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix, filmave.

Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë dhe ëndrrave dhe shpresave. Duke iu thënë që në 5 vitet që vijnë do përpiqemi t’ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat, shpresat dhe ata vetë” tha ai.