Epidemiologu i njohur shqiptar sjell për publikun në vendin tonë rezultatet e një studimi të fundit, që konfirmon epërsinë e imunitetit natyror karshi atij të fituar me vaksina, qofshin këto edhe Pfizer (më të kërkuarat). Ja statusi i plotë doktorit të shkencave, pedagogut në Fakultetin e Mjekësisë (UMT), anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë:

“Vështro thellë brenda Natyrës dhe do të kuptosh çdo gjë më mirë”. – Cit. Albert Einstein

Natyra nuk na lë kurrë në baltë miqtë e mi, edhe kundër variantit Delta!

Edhe vaksina funksionon, por mbetet në vend të dytë sa herë garon kundër Natyrës.

Siç ishte e pritshme prej muajsh, Izraeli do të na kthjellonte mendimet mbi efektin e imunitetit natyror përkundrejt efektit të vaksinës Pfizer edhe ndaj variantit Delta!

Dhe kjo ndodhi!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Hulumtuesit e Universitetit të Tel-Avivit dhe të fondit të sigurimeve Maccabi Healthcare Services studiuan dhe krahasuan ndërmjet tyre efektivitetin kundër variantit Delta në:

673.676 persona të vaksinuar por të painfektuar më parë,

62.883 të infektuar më parë dhe të pavaksinuar,

42.099 të vaksinuar e të infektuar më parë.

Efektet janë krejtësisht të pritshme, por tani marrin edhe dimension numerik!

Rezultatet kur grupet futen në garë në të njëjtën kohë, pra kur infektimi natyror apo vaksinimi ka ndodhur në të njëjtën periudhë (janar-shkurt 2021):

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

13.06 fish më shumë nga infektimet Delta.

27.02 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta.

8.06 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Rezultatet kur nuk merret fare parasysh koha kur është kaluar infeksioni apo kur është marrë vaksina, që do të thotë se infektimi ka ndodhur shumë muaj më parë dhe niset në disavantazh me vaksinën janë këto:

Në krahasim me vaksinën Pfizer, imuniteti natyror (të infektuar e të pavaksinuar) mbron:

5.96 fish më shumë nga infektimet Delta.

7.13 fish më shumë nga infektimet simptomatike Delta.

7.03 fish më shumë nga shtrimet në spital nga Delta.

Çfarë ndodh kur të infektuarit më parë e të pavaksinuar krahasohen me të infektuarit më parë dhe të vaksinuar?

Kur vaksinohen personat e infektuar më parë:

Risku i infektimit ulet në mënyrë statistikisht sinjifikante me 47%.

Risku i infektimit simptomatik nuk ulet në mënyrë sinjifikante (p = 0.194).

Mbrojtja më e mirë nga imuniteti natyror që tregohet në këtë analizë mund të shpjegohet nga përgjigja imunitare më e gjerë kundër proteinave të SARS-CoV-2 në krahasim me përgjigjen e gjeneruar vetëm kundër proteinës spike që bën vaksina.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Konkluzionet e autorëve:

Në krahasim me dy doza Pfizer, imuniteti natyror ofron mbrojtje me të gjatë dhe më të fuqishme kundër infektimit, sëmundjes simptomatike dhe shtrimit në spital të shkaktuar nga varianti Delta i SARS-CoV-2.

Individët e infektuar më parë dhe që morën një dozë të vetme vaksine përfituan mbrojtje shtesë kundër variantit Delta.

Post Scriptum:

Në asnjë nga grupet nuk u regjistrua asnjë vdekje e vetme!

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Conclusions: This study demonstrated that natural immunity confers longer lasting and stronger protection against infection, symptomatic disease and hospitalization caused by the Delta variant of SARS-CoV-2, compared to the BNT162b2 two-dose vaccine-induced immunity. Individuals who were both previously infected with SARS-CoV-2 and variant. given a single dose of the vaccine gained additional protection against the Delta"