Anëtarësia e Alternativës ka reaguar ashpër kundër pafuqisë së kryetarit të tyre Afrim Gashi sa i përket caktimit të emrave për kandidat të komunave gjatë zgjedhjeve të radhës lokale që do të mbahen me 17 tetor këtë vit.

Ata thonë se janë të zhgënjyer nga kryetari i tyre Afrim Gashi pasi që ka lejuar që partneri i tyre i koalicionit Ziadin Sela nga 18 komuna ku do të garojnë partitë politike shqiptare, 17 t’i takojnë Aleancës për Shqiptarët dhe vetëm 1 prej tyre Alternativës.

Madje edhe kandidatura e vetme e Alternativës në Çair, ende nuk është e sigurt pasi që gara këtu bëhet në mes të dy kandidatëve të koalicionit ASH-Alternativa, përkatësisht Zudi Koka dhe Bekim Sali.