Një 20-vjeçare në Kalabri ka humbur jetën pas një sulmi nga një tufë qensh. Ajo kishte dalë për shëtitje me shoqet e saj, në afërsi të një pylli në Kalabri, teksa kërkonin një zonë të përshtatshme për piknik. Pasi është futur në thellësi të pyllit, është sulmuar nga tufa e qenve, dhe nga sulmi ka humbur jetën. Sipas autoriteteve vendave, kafshimet e qenve në vende jetike, kanë bërë që e reja të humbte jetën menjëherë.