Radja Nainggolan u transferua befasisht te Antwerp, Belgjikë. Një marrëveshje që pa “Ninja” të kthehej në atdheun e tij dhe menjëherë të bëhej protagonist i disa teprimeve, gjithashtu.

Në fakt, pak më shumë se një javë pas mbërritjes së tij, mesfushori u ndëshkua nga policia për tejkalim shpejtësie me makinë dhe, pas kontrollit, rezultoi se kishte nivel alkooli më të lartë se sa lejohej.

Patenta e hequr për 15 ditë. Megjithatë, në klub teprimet me kësi veprimesh nuk kanë përfunduar. Protagonist, këtë herë ishte trajneri Brian Priske Pedersen. Ai e la veten të rrëmbehej nga entuziasmi i lojtarëve.

Trajneri i Antwerp ishte protagonisti i një skene mjaft qesharake, natën pas ndeshjes kundër Omonia Nikosia, e vlefshme për “play off”-in e Europa League. Skuadra e tij fitoi përballjen e dyfishtë dhe u kualifikua në fazën e grupeve të turneut.

Një rezultat që krijoi kënaqësi të madhe në grup dhe, në fakt, një reagim mbi staturën e trajnerit. Priske erdhi në konferencën për shtyp “lakuriq”, ose më mirë, me gjoks të zhveshur dhe me pjesën e poshtme të mbuluar vetëm nga një peshqir.

Konfirmimi erdhi nga profili në Twitter i klubit, i cili shkroi: “Prisni, çfarë po ndodh këtu?”. Natyrisht, “skena” kompletohej me fotot e teknikut në momentin e hyrjes së tij në konferencën për shtyp…