Autoritetet policore të Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar se duke filluar nga data 01.09.2021, të gjithë qytetarët të cilët do të hyjnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit COVID-19.

Personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin PCR SARS-CoV-2 (jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi) ose testin e shpejtë antigen (jo më vonë se 48 orë).

Shtetasit të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë tha për noa.al se deri edhe më 31 gusht 2021, cilido mund të hyjë lirshëm në Maqedoni, por duke nisur nga ora 00.00 e të mërkurës 1 shtator, hyrja do të bëhet vetëm me vaksinë ose tampon.

Vendimi është i njëanshëm, pasi nga pala shqiptare nuk ka asnjë detyrim për shtetasit që hyjnë dhe dalin në territorin e Shqipërisë.