Vaksinimi kundër Covid me dy doza vaksine prodhon një përgjigje të fortë antitrupash, edhe nëse një person nuk ka zhvilluar simptoma të rëndësishme pas vaksinimit ose nuk ka pasur një infeksion të mëparshëm.

Këto janë përfundimet e një studimi nga Instituti shëndetësor “Johns Hopkins”, i botuar në “Jama Internal Medicine”.

Vëzhgimi përfshiu gati 1 000 profesionistë shëndetësorë, të cilët morën dy doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech ose atë të prodhuar nga Moderna.

Pjesëmarrësit, në mënyrë të pavarur, raportuan mungesë simptomash pas vaksinimit, simptoma të lehta (dhimbje në vendin e injektimit, lodhje të lehtë ose dhimbje koke) ose klinikisht të rëndësishme (lodhje, ethe ose të dridhura).

Simptoma klinikisht të rëndësishme u raportuan nga 52 (5%) pjesëmarrës pas dozës së parë të vaksinës dhe nga 407 (43%) pas injektimit të dytë.

Infeksioni i mëparshëm SARS-CoV-2 u shoqërua me një mundësi të shtuar të simptomave klinikisht të rëndësishme, që ndodhnin pas administrimit të dozës së parë, por jo pas të dytës.

Pavarësisht nga simptomat, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit (953 nga 954, 99.9%) zhvilluan antitrupa të pikave IgG ,14 ose më shumë ditë pas administrimit të dozës së dytë.

Personi i vetëm që nuk kishte antitrupa, po merrte një ilaç imunosupresiv.