“Ai po bëhej gati të vinte në shtëpi për të qëndruar me gruan pas lindjes së djalit të tyre”. Këto janë fjalët e një nëne të një prej ushtarëvë amerikanë, vetëm 20-vjeç që mbeti i vrarë gjatë sulmeve të talebanëve në Afganistan.

Ajo iu kthye ashpër presidenti Joe Biden duke e quajtur atë një “mbeturinë të paaftë”.

“Djali im ishte një nga marinsat që vdiq pardje”, tha Katie McCollim në një intervistë dhënë për një radio.

“Ata erdhën për të më zgjuar në katër të mëngjesit për të më thënë që djali im kishte vdekur”, shtoi ajo.

Gjithsej 13 ushtarë amerikanë ndërruan jetë pas një sulmi kamikaz jashtë aeroportit të Kabulit.