Mbikëqyrësi bërthamor i OKB -së ka paralajmëruar se Koreja e Veriut ka filluar punën në reaktorin bërthamor, duke sjellë një sfidë të re për Joe Biden, pasi presidenti amerikan përballet me presion të madh mbi krizën në Afganistan.

Që nga fillimi i korrikut, ka pasur indikacione që dëshgmojnë poër funksionimin e reaktorit, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport.

Raporti shënoi sinjalin e parë të operacioneve në Yongbyon, rreth 90 km në veri të Phenianit, që nga dhjetori 2018, midis dy samiteve të mbajtura nga Kim Jong Un dhe presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.

Shenjat e fundit të aktivitetit përfshinin avullin në një fabrikë që i shërben laboratorit radiokimik të vendit, i cili ishte në funksion midis shkurtit dhe korrikut, thuhet në raport.

Yongbyon, kompleksi kryesor bërthamor i Koresë së Veriut, ishte çelësi negociues i ofruar nga Kim në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni. Megjithë tre takimet ballë për ballë me Trump dhe shkëmbimin e letrave, oferta e Kim për të shkatërruar objektin nuk u pranua.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se SHBA ishte “duke koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë” pas raportit.

Analistët thanë se rifillimi i aktiviteteve në Yongbyon mund të paralajmërojë hapin e parë të Phenianit drejt një përshkallëzimi të armiqësive ushtarake në përpjekje për të lehtësuar sanksionet.

Reaktori në Yongbyon mund të prodhojë çdo vit deri në 6 kg plutonium, material i rëndësishëm i copëtueshëm, së bashku me uraniumin, për prodhimin e armëve bërthamore.