Aeroporti “Nënë Tereza” ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, që duan të udhëtojnë përmes tij në këto kohë pandemie, ku rastet e reja po shtohen dita-ditës, ndaj edhe kushtëzimet po rikthehen në fuqi. Ka detyrime si për ata që dalin nga Shqipëria, përmes kësaj pike tepër të rëndësishme kufitare (ajrore), ashtu edhe për rezidentët në Shqipëri, që vijnë nga vende të ndryshme.

Ja njoftimi i plotë i TIA-s:

Në vëmendje të pasagjerëve që fluturojnë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës:

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Në ndërtesen e aeroportit do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar në protokollin e masave te sigurise së shëndetit.

Faleminderit per bashkepunimin, Tirana International Airport