Borut Pahor: Ritmi i ngadaltë i procesit ka të paktën 4 pasoja nevative: Dobëson besimin e ndërsjelltë; ngadalëson procesin e reformave; rritet nacionalizmit; ka hapësirë për rritjen e ndikimin nga vende të tjera.

Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë e rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Kufijtë e rinj nuk mund të vendosen në mënyrë të paqtë. Kjo është deklaratë e imja mjaft e vendosur.

Vetëm zgjerimi mund të përforcojë sigurinë e rajonit. Unë besoj se në strategjinë e zgjërimit, BE duhet të bëjë më shumë që procesi i zgjerimit të bëjë më shumë. Nisma Ballkani i Hapur sipas meje ka potencial të madh për të shtuar bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. E di se ka pikëpamje të ndryshme, por më lini të pohoj qëndrimin tim.