Kaos në spitalet greke pasi pjesa më e madhe e mjekëve,infermierë dhe staf tjetër ndihmës mjekësor, nuk janë vaksinuar dhe nuk duan ta bëjnë këtë as në të ardhmen.

Qeveria kishte paralajmëruar se më 1 shtator nuk do të lejonte asnjë punonjës shëndetësor të shkojë në punë tek institucionet publike të shëndetit, përfshirë spitale, ambulanca, klinika, etj.

Sipas vendimit, nëse nuk janë të vaksinuar, mjekët nuk lejohen të ushtrojnë detyrën dhe janë të pezulluar. Ata mund të rikthehen në punë sapo të jenë vaksinuar me një dozë Johnson ose dy doza Pfizer, Moderna apo AstraZeneca.

Dhe ashtu ndodhi, sot mjekët nuk u lejuan të bëjnë punën. Qindra prej tyre u mblodhën para spitaleve duke protestuar për këtë vendim që hyri në fuqi.

Mes tyre dhe shtetit ka nisur një betejë ligjore. Ankesa e bërë nga mjekët në autoritetin apelues i dha të drejtë qeverisë, por fjalën e fundit do ta thotë më 8 tetor, gjykata Supreme e Kasacionit.

Ankesa, ndër të tjera vlerëson se “futja e vaksinimit të detyrueshëm, privon nga çdo mjet jetese ata që zgjedhin të mos vaksinohen. Sipas ankuesve, të vaksinohesh ose jo është një zgjedhje që mbrohet nga Kushtetuta, dhe kush nuk e pranon këtë, ka shkelur ligjin.