Nga një legjendë e futbollit ai është kthyer në një “armik të popullit”. “Nëse nuk do të kisha lënë vendin në 2015-ën, ata nuk do të më linin të jetoja” – rrëfen Hakan Shukur në një bisedë tronditëse për gazetën gjermane “Bild” në ditën e 50-vjetorit të tij të lindjes.

Hakan Shukur ka qenë një ikonë e futbollit turk për vite me radhë. Në vitin 2002, ai shkëlqeu në Kampionatin Botëror në Kore dhe Japoni, gjatë së cilës ekipi kombëtar turk u ngjit deri në vendin e tretë të podiumit të më të mirëve.

Heroi i ekipit nga Bosfori ishte, ndër të tjera Sukur, i cili tundi rrjetën në ndeshjen vendimtare, duke u hapur rrugën turqve për të fituar medaljen e bronztë. Me kalimin e viteve, ai ka qenë gjithashtu një ambasador për futbollin vendas.

FutbolBible on Twitter: "🇹🇷 Turkish legend Hakan Sukur is now an Uber driver in America. The former Galatasaray star has been exiled from Turkey by president Erdogan and his bank accounts were

Tashmë, prej disa vitesh, ish-futbollisti jeton në SHBA pasi u detyrua të ikte nga regjimi i Presidentit Erdogan. Në vendin e tij, ai u bë aq i urryer saqë gjatë transmetimit të Euro 2020 këtë verë ishte e ndaluar të shqiptohej emri i tij në TV dhe të përmendej rekordi që kishte arritur ndërsa luante për ekipin kombëtar.

Për komentuesit ishte një problem më vete pasi Sukur mban disa rekorde në futbollin turk. Ai është futbollisti që ka bërë paraqitjet më të shumta për ekipin kombëtar në historinë e kualifikueseve dhe finaleve të Kampionatit Evropian. Ai gjithashtu ka shënuar gjithsej 21 gola dhe është lider në klasifikim. Ai u shfaq 7 herë në finale, duke goditur 2 herë portën e kundërshtarëve.

Hakan Sukur: How former Turkey star ended up in the US as a taxi driver

“Politikanët tani e përdorin emrin tim për të përhapur frikë. Ata duan të tregojnë atë që mund të bëjnë me të gjithë dhe se ajo që më ndodhi mua mund t’i ndodhë kujtdo” – zbulon Sukur në intervistën për “Bild”.

Në vitin 2015, Shukur nuk kishte zgjidhje tjetër. Kërcënimet në rritje, të nxitura nga regjimi i Rexhep Erdoganit, e detyruan të largohej nga Turqia. Megjithatë regjimi nuk u ndal. Babai i tij, i cili është 80 vjeç, përfundoi pas hekurave të burgut për shkak të djalit. Arsyeja ishte se djali i tij ishte bërë “persona non grata”.

Shukur pranon se nuk e di se çfarë ndodhi me autoritetet, por beson se shkak ishin kritikat ndaj regjimit. Është interesante sepse pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Sukur u përqendrua në një karrierë politike dhe fillimisht – duke folur me zhargonin e futbollit – “ai shënoi një gol” për Presidentin Erdogan. Fillimisht, ai u bë deputet nga lista e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

2 vite më pas e pa veten jashtë.

Sapo u largua nga kufijtë e Turqisë ai e gjeti veten në shënjestrën e autoriteteve që kaluan në vepra konkrete. Në vitin 2016, prokurorët e akuzuan atë për fyerjen e presidentit dhe djalit të tij, për të cilat ai duhet të përballej me deri në 4 vjet burg. Përveç kësaj, ai akuzohet nga regjimi turk se i përket lëvizjes të Fethullah Gulen.

“Gjithçka që kisha m’a morën. M’a hoqën. Gjithçka që fitova dhe investova në vendin tim m’a vodhi regjimi. Ende po kaloj periudhë shumë të vështirë. Po më ngacmojnë edhe pse nuk bëra asgjë. Regjimi bën të njëjtën gjë me njerëzit e tjerë që nuk u përshtaten atyre, të cilët nuk pajtohen me politikat e tyre” – thotë Sukur.

Në SHBA, Sukur duhej të ngrihej në këmbë. Fillimisht, ai e gjeti veten shkëlqyeshëm në biznes pasi hapi një furrë buke që e quajti “Tuts”. Ajo doli të ishte një sukses. Nuk mungojnë aty edhe gatimet turke. Aktualisht Shukur fiton para duke punuar si shofer taksie.

Nga hero kombëtar, në "Uber driver": Si Erdogan shkatërroi jetën e shqiptarit Sukur - Abc News

Dera për t’u kthyer në Turqi është e mbyllur për të. Të paktën për aq kohë sa Rexhep Erdogan do të sundojë vendin.

“Nëse nuk do të kisha lënë vendin në 2015, ata nuk do të më linin të jetoja. Jo vetë regjimi, por përkrahësit fanatikë. Nëse je duke folur kundër regjimit në Turqi, atëherë ekziston një grup fanatikësh që besojnë se është detyra e tyre t’u mbyllin gojën kundërshtarëve. Unë u largova nga AKP në 2013. Unë pashë se sa i korruptuar është regjimi që po grabit vendin. E kuptova që nuk doja të bëja asgjë më për të. Menjëherë pas kësaj, dyqani i gruas sime u bë objekt sulmesh, fëmijët e mi u fyen, ne u kërcënuam – tha Sukur.

Hakan Shukur është ende i paarritshëm për sa i përket numrit të golave të shënuar për kombëtaren turke. Me ngjyrat e Turqisë ai luajti në 112 ndeshje, në të cilat shënoi 51 gola.