Aktivitetet e ardhshme të NP ” Rrugët e Maqedonisë së Veriut ” do të jenë të fokusuara në qytetin e Strugës informon Tetovasot.Këtë e konfirmoi drejtori Bekim Memeti .
Kreu i këtij institucioni Memeti së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko në një bashkëveprim do të nisin të hënën me punimet intenzive atje .

Pas përfundimit të sezonit turistik ,Bekim Memeti po bën një plan strategjik për të intervenuar buzë liqenit të Strugës ndërsa për më shumë hollësi rreth kësaj do të jepen pas fillimit të punimeve.
Kreu i NP” Rrugët e Maqedonisë së Veriut” është një ndër drejtorët më të suksesshëm që është fokusuar në shumë zona të ndryshme kryesisht shqiptare rreth zhvillimeve infrastrukturore .

Ai poashtu ka shtrirë aktivitetet e shumta në mirëmbajtjen e autostradave , pastrimin e rrugëve dhe shumë të tjera .