Lionel Messi ndihet i zhgënjter kundrejt autoriteve braziliane që anulluan ndeshjen Brazil-Argjentinë, pasi 4 lojtarë të Argjentinës që luajnë në Premier League, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kanë respektuar protokollin e masave anti-COVID.

Messi deklaroi se ata do duhej të reagonin më herët, pasi kishin tre ditë që kishin mbërritur në Brazil

“Ne kemi qenë në Brazil që tre ditë. Pse të presin fillimin e ndeshjes që të vijnë të na gjejnë”, ka thënë ylli i Argjentinës.

Ndeshja edhe zyrtarisht është shtyrë, ndërsa pritet vendimi se kur do të luhet ajo.