Fotot jashtëzakonisht të qarta të planetit Mars janë kapur nga roveri robotik Zhurong, i cili përfundoi 100 ditë kërkime në “Planetin e Kuq”.

Imazhet u publikuan nga Instituti Kombëtar Kinez i Hapësirës. Shkencëtarët e CNSA kanë marrë një numër shumë të madh fotografish dhe të dhënash, të cilat po i përpunojnë.

Zhurong eksploron zonën Utopia Planitia dhe ka udhëtuar një distancë prej 1.064 metrash në jug të vendit ku u ul.

Objekti kryesor i kërkimit kinez janë kushtet klimatike që mbizotërojnë në Mars, reaksionet kimike që ndodhin në sipërfaqe dhe në atmosferë, fushat magnetike të planetit, si dhe përbërja e nëntokës.