AFP_8WW9L6.jpg

Greqia vendosur që të vaksinojë edhe fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç kundër koronavirusit. Vendimi u mor mesditën e sotme në një mbledhje të posaçme të institucioneve që merren me politikat e shëndetit publik, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Shëndetësisë dhe kryeministri grek Mitsotakis.

Gjatë mbledhjes, Profesori i Sëmundjeve Infektive Sotiris Tsiodras tha se vaksinimi i fëmijëve do të luante rol vendimtar në rihapjen normale të shkollave, raporton abcnews.al.

“Besoj se vaksinimi i nxënësve nga mosha 12 deri në 17 kundër koronavirusit do të luajë një rol të rendësishëm në drejtim të normalizimit të mësimdhënies”, tha ai gjatë mbledhjes së sotme.

Gjithashtu, Greqia po merr në konsideratë vendimin për të vaksinuar me detyrim edhe mësuesit e priftërinjtë krahas stafit të spitaleve, të cilët patën afat deri më datë 1 shtator që të merrnin të paktën një dozë.

Deri më tani, Greqia ka pezulluar më shumë se 6 mijë punonjës të spitaleve që kanë refuzuar të vaksinohen.