Ata që gati dy vite nuk gjetën as një ditë të vetme për tu dalë në ndihmë tetovarëve në luftën kundër pandenisë, pas tragjedisë së mbrëmshme, pa fije turpi defiluan në vendin ku u dogjën shumë shpirtëra e u shuan shumë jetë.

Dyftyrësia e ministrave dhe funksionarëve të Qeverisë LSDM-BDI shkon deri aty sa kërkojnë hetime, ndërkohë pengojnë hetimet, shkelin në vendin e hetimeve duke shkatërruar dëshmitë dhe gjurmët që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti.

Tanimë jemi bindur se nuk ndjeni përgjegjësi dhe ndërgjegje, por tregoni pak kujdes dhe mos ua shtoni edhe më shumë dhimbjen familjarëve të viktimave me sfiladat tuaja luksoze dhe cinike.