Ish kryetari demokrat Sali Berisha deklaroi sonte se ka vendosur të vihet në krye të një aksioni politik që ka për synim rrëzimin e Lulzim Bashës nga kreu i partisë prej së cilës u rizgjodh deputet.

Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të kësaj beteje për ta rikthyer siç tha ai Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi, Basha me vendimin e sotëm e ka vrarë Partinë Demokratike dhe ka zhdukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.

“Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrëzojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.

Ish kryeministri Sali Berisha sulmoi sonte kryetarin aktual demokrat Lulzim Basha duke deklaruar disa herë se ai po shkatërron Partinë Demokratike dhe sovranitetin e saj.

Berisha tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe jo të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Ai tha se vendimi që kryetari i PD Basha komunikoi është një vendim i cili në rrafshin statutor është nul”.

“Basha më mori gjysmë ore para se ta shpallte. I thashë se unë e kuptoj që ka qenë bë presion të madh, por njeriu jep dhjetë herë dorëheqjen para se të marrë të tillë vendim. Sot PD është kthyer në një parti pa sovranitet dhe dorëzohet e tëra”, tha deputeti demokrat.

Berisha tha po ashtu se PD është kthyer aktualisht në një parti satelite të Edi Ramës.

Për shkak të lobimit korruptiv të Ramës dhe Sorosit, tha Z.Berisha, kreu demokrat Basha mori një vendim personal.

Berisha siguroi se edhe pse si deputet pa parti do të jetë në Parlament dhe tha se do të jetë më i motivuar se kurrë për të mbrojtur pluralizmin politik në Shqipëri.

“Me vendimin e tij të sotëm, Basha, për interesa të veta i ka dhënë goditjen më të rëndë vendit, Partisë Demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri”.

Berisha paralajmëroi se do të vihet në krye të një beteje për ta rikthyer Partinë Demokratike në pozicionin e vet pasi siç tha ai, Basha ka zhdukur sovranitetin e kësaj partie duke e kthyer në një fasadë opozitë.

Do të krijoj një aleancë, do të bashkëpunoj me çdo demokrat dhe me çdo qytetar që beson se duhet të ketë opozitë sovrane dhe Parti Demokratike sovrane”, tha z.Berisha në TV Klan. Ai theksoi se do të vihet në krye të një lëvizjeje që synon të rrëzojë Bashën nga drejtimi i PD pasi përsëriti se kjo parti është kthyer në vasale të Ramës.