Pas zbulimit dhe publikimit të mesazheve nga press qendra e Aleancës për Shqiptarët ku nga udhëzimet e dhëna për aktivistët shihet qartë qëllimi i manipulimit të marshit të paralajmëruar nga tifo grupi “Ballistët” në Tetovë, vjen edhe konfirmimi i zbatimit të kësaj tendence të partizimit të një tragjedie të madhe që tronditi vendin.

Kjo shihet qartë në statusin e publikuar nga drejtori i Qendrës së informimit të ASH- Arben Zeqiri, po i njejti që në press qendrën e Aleancës për Shqiptarët ka shpërndarë apelin për aktivistët.

Në vend që të bashkëndjejnë me familjet e viktimave preokupimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët janë përfitimi i pikëve të ulëta politike në prag të zgjedhjeve lokale.