Kush shiti më shumë fanela, Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Dilemën e zbulon media britanike. Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin dy transferimet më të bujshme të kësaj vere! Lionel Messi pas 21 vitesh iku nga Barcelona dhe firmosi te PSG-ja. Ndërsa Cristiano Ronaldo vendosi të rikthehej te Manchester United, ekipi që u largua në vitin 2009.

Lëvizjet e tyre bënë që tifozët të çmendeshin për të pasur fanelat e reja, ndërsa nga mediat ky është komentuar si një duel tjetër mes dy ikonave të futbollit.

Deri më tani, është ylli portugez që kryeson sa i përket shitjes së fanellave. Sipas “Daily Mail” që nga data 2 Shtator, shitja e bluzës me numrin 7 e Cristiano Ronaldos ka sjellë të ardhura me vlerë 187.1 milionë paund.

Jo çuditërisht bluza e portugezit është ajo që po shitet më shpejt në Premier League. Kalimi i tij te “Djajtë e kuq” ka ndihmuar klubin që të ketë një rritje me 62% të shitjeve të fanelave, raporton Daily Mail.

Ndërkohë që fanela me numrin 30 e Mesit te parizienët, edhe pse doli në shitje tri javë më parë ka sjellë 103.8 milionë paund të ardhura, 83 milionë më pak krahasuar me shitjet e fanellës së portugezit.

“Pleshti”ka bërë vetëm një paraqitje për PSG-në, por parashikohet që shitjet e fanellës të shtohen sërish, kur të nisin emcionet e Ligës së Kampioneve.

Kwto dy shifra i tejkalojnë kostot e para për yjet. Tarifa fillestare e transferimit të Ronaldos para bonuseve ishte 12.9 milion paund, që do të thotë se shitjet e fanellës së tij janë 14 herë më shumë se ajo dhe kanë fituar 13.1 milion paund të ardhura për United tashmë, ndërsa pagesa e nënshkrimit të Messit prej 25 milion paund, pasi iu bashkua bashkatdhetarit Mauricio Pochettino në kryeqyteti francez.

Të dhënat e shitjes së fanelave zbulojnë gjithashtu se ajo e Ronaldos është çuditërisht më e shitura në historinë e Premier League dhe kërkimet në internet për ‘fanellën e Ronaldos 7’ janë rritur me 600% në krahasim me verën e kaluar.