Kontraceptivët në Francë, do të jenë falas për vajzat deri në 25 vjeç. Kjo masë është bërë me dijë nga Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari i 2022. Ky vendim u mor pas një eksperimenti, që prodhoi rezultate pozitive. Që nga viti 2013, kur kontraceptivët ishin falas për vajzat midis moshës 15 dhe 18 vjeç, abortet janë ulur, duke shkuar nga një normë prej 9.5% në 6% midis 2012 dhe 2018.

Kostoja për shtetin e kësaj mase është rreth 21 milionë euro në vit, që mbulon kostot për të gjitha llojet e kontraceptivëve për femra dhe të gjitha trajtimeve që lidhen me kontracepsionin, përfshirë testet biologjike dhe konsultime.