Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë motin mbi territorin shqiptar kryesisht gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qëndrore duke gjeneruar shira aftashkurtër.

Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat zonat jugore- juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Kosova

Republika e kosovës do të karakterizohet nga vranësira dhe kthjellime të shkurtra gjatë paradies. Edhe mesdita do të vijojë në ndikimin e motit të vranët por pa sjellë reshje. Temperaturat e ajërit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 14°C deri në 27°C.

Maqedonia e Veriut

Deri në mesditë terriori i MV paraqitet në ndikimin e motit të qëndrueshëm. Ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë mbizotëruese. Pasditja sjellë kalime vranësirash të shpeshta në zonat perëndimore por pa mundur të sjellin reshje.