Një incident i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pallat në zonën e Astirit, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.

Burime bëjnë me dije se ashensori i një pallati është shkëputur me një kat por për fat është bllokuar në katin tjetër duke mos rrëshqitur deri në fund.

Në momentin e incidentit, në ashensor kanë qenë 5 persona, dy vajza dhe tre djem. Njëra prej vajzave, shtatzënë, ka pësuar planë të lehta, ndërsa pjesa e tjetër nuk kanë probleme.

Tashmë një grup hetimor po punon për të mësuar shkaqet e kësaj ngjarje.