22-vjeçari shqiptar Eklent Kaçi mundi në finale japonezin Naoyuki Oi me rezultatin 10 – 6.

Eklent Kaçi është shpallur Kampion i Botës në bilardo me 9 bila në vitin 2018 në turneun e zhvilluar në Doha, pa harruar shumë aktivitete të tjera ndërkombëtare. Është shpallur kampion bote në bilardo “US Open 8-Ball”.

Kaçi e ka nisur sportin e bilardos në moshën 8-vjeçare. Në moshën 11-vjeçare ka marrë pjesë për herë të parë në kampionatin kombëtar për të rinj dhe fitoi, duke u shpallur kampion i Shqipërisë për moshat U18.

Ai ka zhvilluar kampionatin e tij të parë evropian në 2013, duke u kualifikuar për nokautin kryesor dhe duke u eliminuar në raundin 64.

Ai fitoi Treviso Open 2018, dhe sezonin tjetër Austri Open 2019.