Ish zv-kryeministri Erion Braçe thotë se për gjyqtarin Piro Sota, i cili liroi nga burgu autorin e vrasjes së Sabrina Bengajt, Elton Metën, nuk mjafton vettingu. Braçe shkruan në një status në rrjetet sociale se i takon gjyqtarëve dhe prokurorëve të rikthejnë drejtësinë me çdo çmim.

“A mjafton vetingu për gjyqtarin Piro Sota? A është “ndëshkim” për te dorëheqja që shmangu madje edhe vettingun! Jooooooooooooooooooo! Kur shoh në media rreshtin e gjatë të kriminelëve të liruar prej tij, deri tek vrasësi i Sabrinës, është e qartë: Jooooooooooooooooooo! Nëse drejtësia u përdhos deri në vrasjen e një gruaje me bukë në gojë, i takon prokurorëve e gjyqtarëve të ndershëm në sistem, të rikthejmë drejtësinë me çdo çmim”, shkruan ai.

Sabrina Bengaj, u vra nga ish-bashkëshorti i saj Elton Meta në derë të shtëpisë së prindërve të saj. Në momentin kur Meta shkoi në banesë, 23-vjeçarja ishte ulur për të ngrënë por as kjo nuk e pengoi babain e vajzës së saj që t’i merrte jetën.