Një vajzë 16-vjeçe ra nga një shkëmb rreth 14 metra lartësi të dielën pasdite në shtetin grek. Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

 Vajza ka lëndime në krah, këmbë, qafë dhe pjesë të tjera të trupit.Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes. Në momentin që ra 16-vjeçarja ishte me disa moshatarë të saj duke bërë fotografi, teksa poshtë ishte një fushë basketbolli. Ende nuk dihet nëse vajzën e shtynë apo ra aksidentalisht.