Dua Lipa këtë verë pushoi në Shqipëri. Vizita e saj në venin tonë, ishte një surprizë, të paktën për publikun. Por gazetarja Klotilda Harka zbuloi se vizita e Duas në Shqipëri, ishte e planifikuar prej kohësh.

Gazetarja: Dua Lipës i është dhuruar një vilë në

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo tregoi se këngëtares shqiptare me famë botërore, i është dhuruar një vilë në jug, në këmbim të reklamimit. Një mënyrë e qëlluar për të promovuar biznesin. Sigurisht kush nuk do të donte të ishte fqinj me Duan.

Gazetarja: Dua Lipës i është dhuruar një vilë në

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.

Gazetarja: Dua Lipës i është dhuruar një vilë në

Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, tha gazetarja.

Gazetarja: Dua Lipës i është dhuruar një vilë në

Ndërsa gazetari Eraldo Rexho shtoi: “Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prapë gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar.